Kosova
Thaçi flet për Gjykatën Speciale, thotë se është njëetnike
Presidenti aty ka thënë se kjo gjykatë ka shumë pak bashkëpunim me autoritetet kosovare, e më shumë me ato të Serbisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Gjykata Speciale ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga OJQ-të Integra, CPT, PAX, me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe bashkëpunim minimal me Kosovën dhe, në anën tjetër, maksimal me Serbinë”.
Presidenti aty ka thënë se kjo gjykatë ka shumë pak bashkëpunim me autoritetet kosovare, e më shumë me ato të Serbisë, transmeton albinfo.ch.
“E dimë dhe është e saktë kjo, do të merret me krime të supozuara të kryera nga ushtarët e UÇK-së. Shqiptarët nuk kanë besim te kjo gjykatë, kurse serbët besojnë plotësisht, sepse janë të informuar mbi akuzat dhe se asnjë serb nuk do të jetë i akuzuar”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kjo gjykatë është njëetnike.
Si president ai ka thënë se është i përkushtuar për të drejtën dhe pajtimin. Gjykata Speciale do të jetë një pikë drejtësie në oqeanin e madh të padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”. “Ajo nuk do të merret me asnjë prej masakrave në Kosovë, me dhunimet e 20 mijë grave dhe 12 mijë të vrarëve dhe të zhdukurve”.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












