Bota
Madridi kërkon falje për dhunën policore në Katalonjë
“Më vjen keq për plagosjet dhe në emër të policisë lutem për ndjesë”, deklaroi përfaqësuesi i qeverisë qendrore spanjolle për Katalonjësn, Enric Millo
Ndërhyrja e policisë kundër pjesëmarrësve në referendumin e mbajtur në Katalonjë, ka qenë në momente mjaft brutale. Me gjithë vendosmërinë për ta kundërshtuar referendumin, Madridi zyrtar ka treguar shenjat epara të përpjekjes për shtensionim të gjendjes. “Më vjen keq për plagosjet dhe në emër të policisë lutem për ndjesë”, deklaroi përfaqësuesi i qeverisë qendrore spanjolle për Katalonjësn, Enric Millo.
Gjatë përplasjeve mes policinë spanjolle të dielën u plagosën qindra vetë. “Unë e di që njerëzit janë goditur dhe përplasur”, tha Millo në televizionin katalonjas TV3. Një ndër viktimat ndodhet ende në spital.
Pavarësisht qëndrimit brutal të shtetit dhe ndalimit nga Gjykata Kushtetuese në Madrid, në referendum morën pjesë 40% e katalonjasve dhe rreth 90% e tyre votuan për shkëputjen nga Spanja, shkruan dw.de.
Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë qendrore publikisht kërkojnë falje për sulmet e policisë, në Madrid shefi i policisë rajonale katalonjase (Mossos d´Esquadra) akuzohet, se e ka mbështetur rezistencën e bashkatdhetarëve. Gjykata shtetërore e akuzon Josep Lluís Trapero, se ka lënë vetëm policinë kombëtare dhe gaardën civile, Guardia Civil, gjatë ndërhyrjes kundër demonstruesve.
Bëhet fjalë për ngjarjet më 20 dhe 21 shtator. Garda civile e dërguar nga Madridi dhjetë ditë para referendumit të diskutueshëm i pati konfiskuar fletët e votimit si dhe pati arrestuar 14 politikanë dhe nëpunës rajonal. Qindra demonstrues e patën penguar policinë pas një kontrolli që të largohej nga objekti. Në rast të dënimit për mbështetje të një “kryengritjeje” kundër shtetit Traperon e kërcënon një dënim me derin në 15 vjet burgim.
A do të shpallet pavarësia të martën?
Për zgjidhjen e konfliktit tani nga Madridi vjen thirrja për zgjedhje të reja në rajonin e Katalonjës. Do të ishte mirë të fillohej me zgjedhjet rajonale, “për ta mbyllur këtë plagë”, tha zëdhënësi qeveritar Íñigo Méndez de Vigo pas një mbledhjeje të qeverisë. Në Barcelonë nacionalistët katalonjas sërish kanë bërë të qartë, se nuk duan t’i përulen presionit nga Madridi.
Kreu i qeverisë rajonale, Carles Puigdemont, dekalroi se do të mbajë një fjalim në parlamentin rajonal të martën. Aty ai mund të shpallë shkëputjen nga Spanja, gjë që në fakt Puigdemont e la të hapur. Një mbledhje e deputetëve e parashikuar për të hënën u ndalua nga Gjykata Kushtetuese spanjolle. Gjyqtarët edhe referendumin për pavarësinë e patën shpallur si ilegal.
Zvicra ofrohet si ndërmjetësuese
Komisioni i BE-së sërish ka insistuar që Spanja dhe Katalonja të nisin shpejt bisedimet me styre. “Ne duam që kjo të ndodhë shpejt”, tha një zëdhënës në Bruksel. Por Komisioni i përmbahet qendrimit të vet, për të mos ndërhyrë si ndërmjetësues. Autoriteti në Bruksel konfliktin për një shkëputje të mundshme të rajonit verior spanjoll e konsideron si çështje të brendëshme të Spanjës, si anëtare e BE-së.
Ndërkohë televizioni zviceran RTS njoftoi, se Ministria e Jashtme e Zvicrës është ofruar si ndërmjetësuese. Po mendohet një platformë për një dialog mes palëve në konflikt, bëhet e ditur më tej.
E-Diaspora
-
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? Përmes Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ne po mbështesim kryeqytetin e Shqipërisë në ecjen... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













