Sport
Shaqiri thotë se dhurata më e mirë për ditëlindje është kualifikimi në Botëror
“Si dhuratë do të doja fitore. Nëse Ronaldo nuk shënon, sigurisht se do të ishte një dhuratë shumë e mirë për mua.", deklaroi Shaqiri
Zvicra ka qenë perfekte në kualifikimet për Kampionatin Botëror, duke shënuar tetë fitore në tetë ndeshje. Por, dy takimet e radhës do të jenë vendimtare, ajo ndaj Hungarisë dhe në fund ndaj Portugalisë.
Ylli i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri në një intervistë të gjatë për “Blick”, ka thënë se dëshiron që të jetë pjesë e Botërorit. Ai foli për dy ndeshjet e radhës, sfidën me Ronaldon, Valon Behramin dhe karrierën, përcjell albinfo.ch.
“Më e keqja do të ishte barazhi që mund të na ndodh, por ne e mendojmë këtë. E gjitha kjo varet nga ne. Kemi treguar se si grup mund të fitojmë”, është shprehur në fillim Shaqiri.
Sfida e radhës është të shtunën ndaj Hungarisë. “Nuk do të jetë lehtë. E kemi parë në takimin e fundit ku fituam 3:2, por tashmë do të luajmë në shtëpi”, theksoi tutje Shaqiri, duke folur edhe për Valon Behramin. “Ai ka treguar se sa i rëndësishëm është për ne, se sa luftëtar është në fushë. Nuk do ta jetë lehtë për ta zëvendësuar, por ky do të jetë një rast i mirë për lojtarët tjerë që të tregojnë veten”.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit më pas foli për të ardhmen “E kam thënë edhe më parë se vitet e mia më të mira do të vijnë. Jo shumë lojtarë kanë pasur momentet më të mira në 24, 25 por mes 27 dhe 30. Kam fituar shumë trofe, por do të dëshiroja të fitoja edhe një herë Ligën e Kampionëve. Unë ndjehem mirë në Stoke dhe futbollin anglez, por të ardhmes nuk i dihet”, nënvizoi ‘Shaqa’.
Të martën do të jetë përballja ndaj Portugalisë, ku Shaqiri do të mbush 26 vjet. “Si dhuratë do të doja fitore. Nëse Ronaldo nuk shënon, sigurisht se do të ishte një dhuratë shumë e mirë për mua. Kam luajtur në atë stadium me Baselin dhe Bayernin dhe na pret një ndeshje e vështirë. Nuk më intereson fanella e Ronaldos për ta marrë, por tre pikët”, është shprehur ndër të tjera Xherdan Shaqiri.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












