Bota
Qiratë e shtrenjta në Vjenë, problem kryesor për studentët
Nëse merr me qira një dhomë në vete, ajo shpesh kushton më shumë se 500 euro në muaj
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, për të disatën herë është shpallur si qyteti që ofron cilësinë më të lartë të jetës në botë. Por, kjo ndoshta nuk ka të bëjë edhe me banimin. Qiraja e shtrenjtë në Vjenë krahas rrogës mujore, është një temë që debatohet prej kohësh. Madje së fundmi ka pasur edhe protesta.
Kancelari aktual, Kristian Kern, gjatë fushatës zgjedhore, ka premtuar se shumë shpejt do të bëhet edhe një zgjidhje për çështjen e banimit, njofton “albinfo.ch”.
Më së vështiri me këtë problem duket se po përballen studentët, të ardhurat mujore të të cilëve janë të vogla apo kurrfare. Qiraja mund të jetë më e volitshme nëse studentët zgjedhin të banojnë në banesa të përbashkëta. Por, nëse merr me qira një dhomë në vete, ajo shpesh kushton më shumë se 500 euro në muaj, shkruan “oe24.at”.
Jeta më e shtrenjtë, afër universitetit
Banesat më të shtrenjta ndodhen afër universitetit, ndërsa banesat për rreth qarkut Mariahilfestrasse dhe Alsergrund janë me çmime më të favorshme. Çmimet e dhomave në këto pjesë mund të sillen mesatarisht deri në 480 euro në muaj.
Unioni i Studentëve të Austrisë, i shqetësuar
Për Unionin e Studentëve të Austrisë kjo çështje nuk është diçka e re, madje shumë shqetësuese. “Banesat e përbashkëta (WG –Zimmer) të cilat kushtojnë mbi 500 euro nuk janë të rralla”, ankohet Johanna Zechmeister, përfaqësuese e kryesisë së Unionit. “26 për qind e studentëve janë të prekur nga varfëria”, ka vazhduar ajo.
Megjithatë ajo është e bindur se do të bëhet një zgjidhje e kësaj çështje. “ Ne jemi të bindur se studimet nuk guxojnë të vihen pyetje për shkak të parave. Për këtë, është e domosdoshme që të këtë një hapësire jetese të përballueshme për studentët”, thotë Zechmeister.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














