Bota
BE: 2 milionë të papunë më pak se një vit më parë
Numri i përgjithshëm i të papunëve të regjistruar në të gjitha, 28 shtetet anëtare të BE-së, në fund të gushtit ka qenë 18.75 milionë veta
Shkalla e papunësisë në shtetet e Bashkimit Evropian në fund të muajit gusht kishte zbritur në 7.6 për qind. Kjo i bie që në krahasim me gushtin e një viti më parë është shënuar një ulje prej 0.8%, bën të ditur Zyra Evropiane e Statistikës, Eurostat në një njoftim të publikuar sot.
Numri i përgjithshëm i të papunëve të regjistruar në të gjitha, 28 shtetet anëtare të BE-së, në fund të gushtit ka qenë 18.75 milionë veta. Kjo shifër është për afër 2 milionë më e vogël se ajo e gushtit të një viti më parë, transmeton albinfo.ch.
Shkallën më të ulët të papunësisë e kanë pasur në maujin gusht: Çekia, me 2.9 për qind, Gjermania, 3,6 për qind dhe Malta, 4,2 për qind. Ndërsa shkalla më e lartë, 21.2% është regjistruar në Greqi dhe 17.1% në Spanjë
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










