Bota
Ish kancelari Schröder bëhet shef i bordit të koncernit rus të naftës
Partia e Schröder-it, SPD-ja vazhdimisht e ka kritikuar ish kancelarin e dalë prej saj, për angazhimin e tij në Rosneft
Gerhard Schröder, ish kancelari i Gjermanisë (nga koha e sulmeve të NATO-s mbi Serbinë) është bërë kryetar i bordit të drejtorëve të koncernit më të madh rus të naftës, Rosneft.
Koncerni në fjalë, në pjesën më të madhe të tij i takon shtetit rus.
Pas zgjedhjes së tij në këtë post, Schröder ka thënë se nuk i mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë, shkruajnë mediat gjemrane. Sipas tij, duke qenë se janë shënuar përparime në përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainën lindore, sanksionet duhet të zbuten.
Ndërsa BE-ja i ka vendosur sanksione koncernit gjysmështetëror Rosneft për shkak të rolit të tij në luftën në Ukrainë, transmeton albinfo.ch
Nga ana tjetër, partia e Schröder-it, SPD-ja vazhdimisht e ka kritikuar ish kancelarin e dalë prej saj, për angazhimin e tij në Rosneft.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











