Bota
Vetëm 2.4 milionë të papunë: Ulje rekorde e papunësisë në Gjermani
Shkalla e papunësisë në shtator është 5.5 për Qind, që është më e ulëta nga ribashkimi i shtetit gjerman
Vazhdon trendi i uljes së shkallës së papunësisë në Gjermani. Në shtator kjo shkallë ka rënë në pikën më të ulët historike, duke u ndalur në 5.5 për qind të papunë. Shprehur me shifra, numri i të papunëve është 2.4 milionë sish, që shënon numrin më të ulët që nga ribashkimi i shtetit gjerman.
Të kujtojmë, numri i të papunëve në shtetin më të madh të Evropës gjatë kësaj periudhe kishte arritur në një kohë edhe 4 milionëshin.
Siç bën të ditur Zyra Federale e Punës, në krahasim me muajin gusht, numri i të papunëve është zvogëluar për 96 mijë sish. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, rënia ka qenë 160 mijë.
Shefi i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele ka thënë për media se tregu i punës po vazhdon të ketë zhvillim shumë pozitiv.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










