Bota
Amerika do të pranojë më së paku refugjatë në historinë e saj
Në SHBA do të lejohen të hyjnë vetëm 45 mijë persona, 19 mijë nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe 17.500 nga Lindja e Mesme e Azia Jugore
Vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pranojnë më së paku refugjatë. Administrata amerikane do t’u lejojnë hyrjen në SHBA vetëm 45 mijë personave, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë që nga hyrja në fuqi e ligjit mbi pranimin e refugjatëve, 37 vite më parë.
Qeveria i paraqiti një propozim Kongresit, ku parashikohet që vitin e ardhshëm fiskal në SHBA të pranohen më pak të huaj, saktësisht 19 mijë nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe 17.500 nga Lindja e Mesme e Azia Jugore. Viti fiskal 2018 nis nga tetori 2017 deri në shtator 2018, raporton “TCH”.
Gjatë kohës kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte Barack Obama, kufiri i refugjatëve të pranuar ishte 110 mijë, përcjell albinfo.ch.
Në vendet e zhvilluara perëndimore, vendi që ka pranuar më shumë refugjatë është Gjermania, me pothuajse 700 mijë të tillë të regjistruar në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













