Bota
Shteteve të BE-së, nga 10 mijë euro për çdo migrant legal që do të pranojnë
Përmes këtij veprimi synohet të pengohet migrimi ilegal, është arsyetimi i kësaj mase që e ka dhënë kreu i komisionit për migrim, Dimitris Avramopoulos
Përkundër faktit se shpërndarja e refugjatëve në Evropë ka shkaktuar debate të ashpra, Komisioni i BE-së planifikon të sjellë ende migrantë tjerë në Evropë. Sipas komisionit në fjalë, shtetet anëtare të BE-së duhet të pranojnë vullnetarisht edhe 50 mijë migrantë, shkruan spiegel.de.
Përmes këtij veprimi synohet të pengohet migrimi ilegal, është arsyetimi i kësaj mase që e ka dhënë kreu i komisionit për migrim, Dimitris Avramopoulos. Nga kjo do të përfitonin në radhë të parë njerëzit nga Nigeria. Sudani, Çadi, Etiopia etj. Si kundërshpërblim për pranimin e këtyre migrantëve, shtetet pranuese do të marrin nga 10.000 euro për secilin migrant. Shuma në dispozicion për këtë qëllim arrin në 500 milionë euro.
Komisioni po ashtu mendon që t`u lejojë edhe organizatave private të bëjnë organizimin e rivendosjes së migrantëve. Komisioni i BE-së e vlerëson si të suksesshme politikën e vet të migrimit të udhëhehequr gjatë dy viteve të fundit.
Ndërkaq, synimi që BE para dy vitesh i kishte vënë vetes për rindarjen e refugjatëve në mesin e anëtarëve, ka dështuar, edhe për shkak të rezistencës së një numri të shteteve anëtare. Në shtator të vitit 2015 shtetet e BE-së patën vendsour me shumicë që gjatë dy viteve vijuese të pranonin deri në 120 mijë refugjatë tëzbarkuar në Itali dhe në Greqi.
Me këtë propozim, Komisioni i BE-së dëshiron të krijojë një kuadër të ri për pranimin e migrantëve në mënyrë direkte nga vendet e treta. Me një program të ngjashëm, shtetet e BE-së, që nga korriku i vitit 2015 e deri tash, kanë pranuar rreth 23 mijë veta.
Në të njëjtën kohë, komisioni kërkon që BE-ja t`i mbrojë më mirë kufijtë e vet të jashtëm.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














