Kosova
Ekspozitë: Peizazhe paralagjesh në Zvicër dhe në Kosovë
Një grup i arkitektëve të të dy vendeve gjatë pesë viteve të kaluara ka hulumtuar paralagjet dhe ato i ka diskutuar me ekspertët e fushave përkatëse. Objekte të hulumtimit në këtë rast nuk kanë qenë as qendrat turistike ose ato të qyteteve dhe as zonat rurale
Përkundër dallimeve ekonomike dhe kulturore që kanë mes vete, si Zvicra ashtu dhe Kosova janë shumë të prekura nga shkapërderdhja urbane. Peizazhet që krijohen si rezultat i kësaj, janë çuditërisht shumë të ngjashme.
Një grup i arkitektëve të të dy vendeve gjatë pesë viteve të kaluara ka hulumtuar paralagjet e tilla dhe ato i ka diskutuar me ekspertët e fushave përkatëse. Objekte të hulumtimit në këtë rast nuk kanë qenë as qendrat turistike ose ato të qyteteve dhe as zonat rurale. Në fokus të interesit të këtij grupi ka qenë shumë më tepër zona e ndërmjetme, si një e panjohur e madhe, e fuqishme, ajo që nuk është as qytet dhe as fshat.
Problemet përkatëse vështrohen përmes vëzhgimit paralel dhe dokumentimit të zonave paraurbane si dhe mënyrës së funksionimit të tyre. Prezantohen parimet e organizimit, të përbashkëtat e dallimet dhe njëkohësisht ballafaqohen idetë për interpretimet dhe vizionet e reja.
Ekspozita tregon një incizim momental të punës studimore pesëvjeçare të realizuar paralelisht, e cila në vitet në vijim do të vazhdohet dhe zhvillohet më tutje.
Në podiumin e debatit të forumit do të marrin pjesë: arkitektja nga Prishtina, Rozafa Basha; Ibai Rigby, Austin / Guillaume dhe Morsier dhe Valentin Kunik nga Lozana, si dhe mysafirët: Charlotte Malterre-Barthes, arkitekte / projektuese urbane; Christian Schmid, sociolog dhe Milica Topalovic, projektuese urbane
Ekspozita e titulluar parallel-sprawl do të hapet më 2 tetor, e hënë me fillim nga ora 19.30. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 6 nëntor.
Vendi: Architektur Forum Ostschweiz, St. Gallen.
www.parallel-sprawl.org
Për më tepër informacione: www.a-f-o.ch
Orari kur mund të vizitohet ekspozita: gjatë aktiviteteve përkatëse dhe të shtunave e të dielave nga ora 14 deri në orën 17. Ndërsa projektimi i filmit secilën herë nga ora 15.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Tetor 2017
- Ora19:30
- LokacioniSt. Gallen
- Data e përfundimit20 Shtator 2017 - 16:00
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












