E-Diaspora
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër premton përkrahje të fuqishme për vendlindjen
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër me anë të një njoftimi, ka bërë të ditur se përkrah të gjithë liderët e zgjedhur në trojet shqiptare dhe respekton votën e lirë të shqiptarëve, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër ka theksuar se do të jetë si gjithmonë do të përkrahin fuqishëm vendlindjen në forma të ndryshme.
Ky është njoftimi i plotë
RRBSHZ uron popullin Shqiptar për zgjedhjen e Kryeministri të ri z. Ramush Haradinajt, vice Kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme z. Behgjet Pacollin, ministrin e Diasporës z. Dardan Gashi si dhe të gjithë të tjerët!
RRBSHZ uron popullin Shqiptar për zgjedhjen e z. Pandeli Majko ministër i Diasporës Shqiptare, si dhe të gjithë të tjerët!
RRBSHZ uron popullin Shqiptar në Ilirida për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit z. Talat Xhaferin, si dhe të gjithë të tjerët!
Ne Rrjeti i Bizneseve Shqiptare këtu në Zvicër përkrahim fuqishëm të gjitha zgjidhjet dhe të zgjedhurit që dalin nga votat e lira të popullit Shqiptarë!
Ne zotohemi se Ju të zgjedhurit, z. Ramush Haradinaj, z.Pandeli Majko, z.Talat Xhaferi, etj do ta keni përkrahjen tonë pa kompromis!
Ne zotohemi se do të jemi zë shumë i fuqishëm i juaji në vendet ku jetojmë duke mbrojtur interesat tona kombëtare me ligjet e vendeve ku jetojmë!
Zot ruaje Shqiptarinë!
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











