Tematike
1332 qindvjeçarë në Zvicër
Nëse në vitin 1919 në Zvicër kanë jetuar gjithsej 2 (dy) persona mbi 100 vjeç, në vitin 2012 jetojnë 1332 të tillë
Në Zvicër, në 40 vitet e fundit numri i 100 vjeçarëve është rritur dukshëm. Janë para së gjithash gratë ato që mbërrijnë moshën e shtyrë. Po kështu ka dallime thelbësore edhe sa i përket vendbanimit dhe prejardhjes nacionale.
Këto shënime i ka publikuar Enti Federal për Statistika në raportin e tij më të ri.
Nga viti 1919 deri vitin 2012 numri i njëqindvjeçarëve ka pasur një shtim marramendës. Nëse në vitin 1919 në Zvicër kanë jetuar gjithsej 2 (dy) persona mbi 100 vjeç, në vitin 2012 jetojnë 1332 të tillë. Rritje e madhe është shënuar edhe nga viti 1970 deri më sot. Atëbotë në gjithë Zvicrën jetonin gjithsej 62 pleq mbi 100 vjeçarë.
Ndërsa, vetëm nga viti 2000 deri në vitin 2010 numri i tyre pothuajse është dyfishuar, gjegjësisht është rritur nga 787 në 1332. Nga viti 1970 deri në vitin 1980 numri i tyre është trefishuar, shkruan portali i sf1.
Gratë në aspektin e jetëgjatësisë janë shumë më përpara meshkujve. Në vitin 2014 moshën mbi 100 vjeçare e kishin arritur 1114 gra dhe vetëm 218 burra.
Vetëm 78 njëqindvjeçarë, gjegjësisht vetëm 6.2 për qind nga numri i përgjithshëm janë me nacionalitet të huaj. Përqindje kjo shumë e vogël po u krahasua me përqindjen e gjithëmbarshme të të huajve në Zvicër, që është 22.4 për qind.
Numrin më të madh të njëqindvjeçarëve “për kokë banori” e ka kantoni Appenzell Innerhoden (4.5 të tillë në 10.000 banorë) dhe pas tij vjen kantoni Baselstad me 3.5 në 10 mijë banorë.
Ndërsa më së paku 10 vjeçarë, gjegjësisht nën 1 në 10.000 banorë, ka në Schaffhausen, Freiburg dhe Zug.
Enti Federal për Statistika pret rritje të mëtejme të numrit të 100 vjeçarëve në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












