Uncategorized
Kosova merr mësime nga Gjermania në futboll
Michael Nees punon si drejtor teknik në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai është angazhuar për zhvillimin e strukturave të futbollit kosovar
Gjermani Michael Nees punon si drejtor teknik në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai është angazhuar për zhvillimin e strukturave të futbollit kosovar.
Ai ka punuar si trajner i kombëtareve, drejtor teknik dhe në pozita të tjera në Ruandë, Afrikën e Jugut dhe së fundi në Izrael.
Ndërsa nga fundi i janarit Nees është angazhuar në Federatën e Futbollit në Kosovë. 50-vjeçari është angazhuar në kuadër të programit të Ministrisë së Jashtme, Komitetit Olimpik dhe Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).
Arsye për angazhim në Kosovë ka shumë. “Së pari, për mua është një sfidë e madhe që të punoj në një federatë të re, siç është ajo e Kosovës, ku shoh shumë mundësi për zhvillimin e strukturave profesionale. Ndërkohë që me avion mbërrin shumë shpejt dhe jam më afër familjes në Karlsruhe”, thotë Nees, i cili është shumë i kënaqur me Kosovën, raporton “DW”.
“Njerëzit në Kosovë janë shumë mikpritës dhe miqësor. Prej ditës së parë e kam ndjerë veten të mirëseardhur. Ndërkohë që njerëzit këtu janë shumë të dhënë pos futbollit. Kemi potencial të mirë për të bërë diçka të madhe këtu në vitet e ardhshme”, ka theksuar ai përcjell albinfo.ch.
Kosova vazhdon t’i luajë ndeshjet kualifikuese si palë pritëse jashtë vendit, për shkak se nuk ka një stadium që i plotëson kushtet e FIFA-s. Kosova nuk ka as infrastrukturën e duhur sportive dhe nuk është anëtare e Konventës së UEFA-s për trajnerët. Kombëtarja e Kosovës ende nuk ka trajner për përgatitjen fizike dhe specialistë për analizimin e ndeshjeve. Nees thotë: “Unë shoh që po bëhen përparime dhe se FFK po bën përpjekje për një zhvillim më të shpejtë. Por është plotësisht utopike që të besohet se Kosova në kushtet e tanishme mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror, në një grup me Turqinë, Kroacinë, Islandën dhe vende të tjera”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











