Kalendari
„Dardania“ nga Winterthuri prezentohet në festën e nacioneve të qytetit të Zug-ut
Në vazhdën e aktiviteteve të saja tash e 23 vite të kësaj qendre kulturore me seli në Winterthur të Zvicrës, javën që po vjen, pikërisht më 9 shtator nga ora 14:00, anëtarët e kësaj shoqërie do të ngjiten në skenën e improvizuar nga qyteti i Zug-ut, për tu paraqit me një program të zgjedhur të traditës dhe kulturës sonë kombëtare dhe për të promovuar vlerat dhe kulturën tonë përmes valles dhe këngës, interpretuar nga grupi i fëmijëve të SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthur, në bashkëpunim me shoqatën „Zambak“ nga Zugu, si herëve tjera.
Edhe këtë vit kanë bërë përgatitjet e duhura dhe në ditën e caktuar do të jenë prezent karshi shumë nacioneve tjera që veprojnë dhe jetojnë në Knatonin e Zug-ut e gjetiu, kurse me ushqimet tona tradicionale do të kujdeset shoqata „Zambak“, për të tregua vlerat kulturore dhe shijet e ushqimeve tona kombëtare edhe këtu në diasporë.
Pa dyshim se edhe vetë qyteti dhe kantoni Zug, ka plasuar me kohë informacionet e duhura ku i ka dhënë një hapësirë të madhe kësaj feste të të gjitha nacionaliteteve në mbështetje të integrimit dhe kujdesin për vlerat e secilit që jeton dhe vepron në këtë Kanton, ku shqiptarët janë një komunitet mjaft i organizuar në këtë qytet të Zvicrës.
Manifestimi mbahet më: 09 shtator 2017, nga ora 14:00, pjesa e komunitetit shqipëtar në: (Landsgemeindeplatz / Vorstadt / Gärbiplatz) buzë liqenit.
Info: 079 672 41 82 dhe 079 563 12 06
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit09 Shtator 2017
- Ora14:00
- LokacioniZug
- Data e përfundimit9 Shtator 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











