Kosova
Thaçi kërkon Ekip të unitetit për të përmbyllur çështjen shqiptaro-serbe
Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se kjo fazë e re e dialogut duhet të fillojë sa më shpejt që është e mundur dhe të kryhet sa më shpejt
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin, i lehtësuar nga Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini. Pas takimit, presidenti Thaçi ka thënë se ka qenë një takim korrekt, në të cilin janë diskutuar hapat e mëtutjeshëm për fillimin e një faze të dialogut mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtim.
“Edhe Kosova edhe Serbia, qytetarët e dy vendeve kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare që u hap perspektivë të dy vendeve tona”, ka theksuar Thaçi, sipas të cilit, Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura dhe si fqinjë ekziston një domosdoshmëri për komunikim.
Presidenti ka ritheksuar se kjo fazë e re e dialogut duhet të fillojë sa më shpejt që është e mundur dhe të kryhet sa më shpejt që është e mundur.
“Ne kemi besim të plotë në rolin udhëheqës të zonjës Mogherini, që duhet të ketë një unitet të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian dhe një mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.
Duke folur për përmbajtjen e takimeve të ardhshme, presidenti Thaçi ka thënë se do të diskutohen tema që kanë mbetur ende të hapura, që janë të nevojshme të përmbyllen njëherë e përgjithmonë për t’i dhënë fund armiqësive njëshekullore.
“Sot, mes Kosovës dhe Serbisë, kemi një komunikim më normal se që ka qenë më herët. Marrëveshja përfundimtare do të jetë ndihmuese për njëra-tjetrën, por edhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton marrëveshje për paqe dhe stabilitetin për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi.
Presidenti kosovar nga Brukseli ka bërë thirrje që sa më parë të krijohen institucionet e Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.
“Ftoj gjithë spektrin politik që sa më shpejt të formohet Qeveria, të konstituohet dhe të funksionalizohet Kuvendi i Kosovës”, ka shtuar ai.
Presidenti ka thënë se pas krijimit të institucioneve, në mënyrë sa më konsensuale të mundshme, përmes Ekipit të Unitetit, Kosova të përfaqësohet në këtë pjesë finale, përmbyllëse, historike të shtetndërtimit. Ai ka thënë se çdo zgjidhje përfundimtare do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
“Për këtë arsye kam thirrur për krijimin e një baze të gjerë përfaqësuese të spektrit politik kosovar dhe të shoqërisë civile, të medieve dhe opinionbërësve”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” Në Moosburg an der Isar u mblodhën bashkatdhetarë nga treva të ndryshme shqiptare për të promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












