CH-Ballkani
Viktimat e aksidentit të Deçanit janë babë e bijë
Mediat vendase në Kosovë shkruajnë se kanë ndërruar jetë babë e bijë, Gëzim Nita dhe Agnesa Nitaj. Gjithnjë sipas mediave vendase, viktimat janë nga fshati Drenoc i Deçanit
Dje në një aksident komunikacioni kanë ndërruar jetë dy persona, kurse katër të tjerë janë lënduar.
Mediat vendase në Kosovë shkruajnë se kanë ndërruar jetë babë e bijë, Gëzim Nita dhe Agnesa Nitaj.
Gjithnjë sipas mediave vendase, viktimat janë nga fshati Drenoc i Deçanit.
Ndërkohë, një njoftim nga bashkëfshatarët është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku njoftohet se Gëzimi dhe Agnesa do të varrosen sot nga ora 17:00 në varrezat e fshatit.
Ja njoftimi i plotë
Me pikëllim të thellë, njoftojmë bashkëfshatarët, shokët, miqtë dhe dashamirët për ndarje nga jeta në mënyre tragjike të bashkëfshatarëve tonë, Gëzim (Halil) Nitaj dhe vajzës Agnesa (Gëzim) Nitaj.
Varrimi i të ndjerëve behet sot më 26 gusht 2017 në ora 17:00 në varrezat e fshatit Drenoc.
Ndarja nga jeta e të ndjerëve është humbje dhe dhimbje shpirtërore për gjithë familjen, fshatin dhe mbarë dashamirët e farefisin.
Ndërkohë, rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që ka dhënë edhe inicialet e viktimave.
Njoftimi i plotë i Policisë
Informoheni se me datën 25 gusht 2017 rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve. Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor. Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, ndërsa viktima nr 2 ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë.
Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti, ku me urdhrin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar në rrugët malore në këtë rast i njëjti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










