Uncategorized
Dua Lipa vazhdon me suksese të jashtëzakonshme
Kënga e saj e re “New Rules” po pëlqehet shumë dhe ka arritur më shumë se 100 milionë ‘views’ në “Youtube”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon me shumë suksese në karrierën e saj, shkruan albinfo.ch.
Kënga e saj e re “New Rules” po pëlqehet shumë dhe ka arritur më shumë se 100 milionë ‘views’ në “Youtube”. Ky është një sukses i madh për këngëtaren prishtinase.
Por, kjo këngë është numër një në Britani të Madhe, si dhe në Top 50 të shërbimit për muzikë online, Spotify.
Suksesi tjetër është se “New Rules” është zgjedhur kënga e muajit cover në MTV. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa përmes një postimi në “Facebook”.
Por, sukseset nuk kanë ndalur. Ajo është nominuar nga “BBC”, si “Best British Solo Artist”. Votimet janë hapur më 13 gusht dhe do të zgjasin deri më 20, ku gjithashtu keni mundësi të votoni këngëtaren shqiptare që të fitojë këtë çmim të rëndësishëm.
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?