CH-Ballkani
Calmy Rey viziton Kosovën dhe shpallet qytetare nderi e Vitisë
Kryetari i Vitisë tha se në shenjë respekti për shtetin helvetik ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë vitias, kjo komunë nesër do të ketë për vizitë ish presidenten e konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey
Ish presidentja dhe ish kryediplomatja shumëvjeçare e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e njohur si politikania e parë botërore e nivelit të lartë që ka përkrahur publikisht pavarësinë e Kosovës, nesër (3 gusht) shpallet qytetare nderi e Komunës së Vitisë. Ajo do të qëndrojë në Kosovë dhe do të vizitojë edhe Vitinë. Me këtë rast, një shesh i Vitisë do të marrë emrin e Calmy Rey, bën të ditur faqja zyrtare e Komunës së Vitisë në Facebook, duke cituar kryetarin e kësaj komune, Sokol Halilin.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim mërgimtaret vitias, anëtarë të shoqatës “Gjeneva” me seli në Gjenevë të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar ata me aktivitetet që po mbahen në Viti gjatë këtyre ditëve në manifestimin tre ditor “Ditët e Diasporës” . Gjithashtu ai tha se në shenjë respekti për shtetin helvetik ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë vitias, kjo komunë nesër do të ketë për vizitë ish presidenten e konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey.
Ai tha se me iniciativën e tij një shesh në Viti do ta mbajë emrin e ish presidentes si dhe ajo do të shpallet nga Kuvendi Komunal i Vitisë Qytetare nderi.
Micheline Calmy Rey para disa vitesh është nderuar edhe nga komuniteti shqiptar i Zvicrës, i cili asaj i ndau çmimin “Diaspora” për kontributin e saj të madh në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për meritat e saj të mëdha në ngritjen e marrëdhënieve të Zvicrës me Kosovën dhe vendet tjera nga vinë shqiptarët.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












