E-Diaspora
4 migrantë shqiptarë tentojnë ta kalojnë La Manche me aeroplan privat
Të arrestuarit mund të të akuzohen për thyerje të ligjit për të huajt pa leje qëndrimi si dhe bandë të organizuar, ka deklaruar ndihmësprokurori i Boulogne-sur-Mer (Veri), Philippe Sabatier
Katër migrantë shqiptarë kanë tentuar të futen në territorin e Britanisë së Madhe me një aeroplan privat. Është hera e parë që konstatohet një tentim i tillë, raporton albinfo.ch. Personat në fjalë janë ndaluar të hënën buzë pistës së aeroportit, në veri të Francës
Në momentin e ndalimit të tyre, piloti kishte në duar komandat e avionit, në pistën e aeroportit “Marck”, jo larg portit të Calais të Francës, i cili është pikësynim i mijëra migrantëve, me shpresë për ta kaluar prej aty La Manche dhe të futen në Britani të Madhe, njofton albinfo.ch.
Piloti si dhe dy trafikantët, të tre britanikë, janë ndaluar po ashtu. Të arrestuarit mund të të akuzohen për thyerje të ligjit për të huajt pa leje qëndrimi si dhe bandë të organizuar, ka deklaruar ndihmësprokurori i Boulogne-sur-Mer (Veri), Philippe Sabatier.
Sipas prokurorit, dy nga migrantët, një burrë dhe një grua, do të vendosen në një qendër arresti administrativ. Mirëpo, hetuesit i kanë “humbur gjurmët” e dy migrantëve të tjerë shqiptarë, një nënë me fëmijën e saj, të cilët janë dërguar në një spital të rrethit.
Prokurori ka thënë se kjo është hera e parë e tentimit të kalimit të migrantëve përmes rrugëve ajrore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










