Kalendari
Konkurs për një asistent/ekzekutiv/e në Ambasadën e Kosovës
Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
K O N K U R S
Për vend të lirë pune:
Pozita: Asistent/e Ekzekutiv/e
Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: (03. 07 – 17. 07. 2017)
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Shefit të misionit, kryen detyrat dhe përgjegjësit si më poshtë:
Shërben si Asistent/e Ekzekutiv/e i Shefit të Misionit, por edhe mund të ofrojë mbështetje administrative për zyrtarët e tjerë të misionit. Ai/ajo mund të ngarkohet me funksionet e zyrtarit të protokollit si ndërlidhje të përditshme me Zyrën e Protokollit të shtetit pranues dhe autoritetet e tjera vendore. Ushtruesi i kësaj pozite duhet jetë në gjendje që të kryej një morri të funksioneve me qëllim të menaxhimit të zyrës:
– Ofrimi i shërbimeve të telefonit dhe recepcionit;
– Mbajtja e kalendarit zyrtar të Shefit të Misionit ose zyrtarit kryesor të Ambasadës;
– Mbajtja e evidencave për pushim dhe për paraqitje në punë, dosjet e personelit të misionit, të dhënat për
menaxhimin financiar, të dhënat dhe llogaritjet e tjera për pagat shtesë dhe gostitje, si dhe dosjet themelore
(politike, ekonomike, të tjera) të misionit;
– Procesimi i korrespondencës së të hyrave dhe shpenzimeve, hartimi i korrespondencës së thjeshtë dhe
joteknike, si dhe hartimi i shkresave rutinore;
– Përgatitja e ftesave dhe mirëmbajtja e dosjeve protokollare të misionit, listës së mysafirëve, korrespondenca
me Zyrën e Protokollit të shtetit pranues dhe misionet e tjera diplomatike, si dhe të dhënat që
kanë të bëjnë me ngjarjet dhe gostitë zyrtare.
– Kryerja e përpunimit të fjalëve në kompjuter, transkriptimi, fotokopje, përgatitja e dokumenteve dhe
funksioneve përkatëse.
– Aranzhimet e takimeve, ngjarjeve sociale, vizitat e delegacioneve dhe vizitorët e tjerë zyrtarë, si dhe
udhëtimet zyrtare; mbajtja e kontakteve me ofruesit e shërbimeve për të mbështetur vizitat zyrtare dhe
aktivitetet e misionit.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Të ketë diplomën universitare;
- Të jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues), shtetas/e i/e shtetit pranues apo shtetas/e i/e vendit të tretë;
- Të njoh gjuhën angleze apo gjuhën e shtetit pranues;
- Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze apo në gjuhën e shtetit pranues;
- Njohuri në aspektin e ofrimit të shërbimeve diplomatike dhe konsullore
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje për punë efektive në një ambient nën presion;
- Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte.
– CV-në;
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;
– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Çertifikatën se nuk është nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Dokumentet dorëzohen në Ambasadë, ose përmes postës në adresën Amthausgasse 3, 3011 Bern nga data 07.07-17.07. 2017
Dokumentet e dërguara për konkurs nuk kthehen.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit03 Korrik 2017
- Ora07:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit3 Korrik 2017 - 7:00
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













