CH-Ballkani
Amerika ndihmon Kosovën me 50 milionë dollarë
Këto mjete do të investohen në tri vitet e ardhshme në projekte të eficenës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit
Bordi i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit, që udhëhiqet nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, ka bërë të ditur se kjo agjenci federale amerikane ka marrë vendimin për ndarjen e afër 50 milionë dollarë për programin “Threshold” në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, raporton albinfo.ch.
Këto mjete do të investohen në tri vitet e ardhshme në projekte të eficenës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.
Kryeministri në largim i vendit, Isa Mustafa deklaroi se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për popullin e Kosovës.
“Fokusi i investimeve amerikane që tashmë dihet se do të arrijnë 50 milionë dollarë, do të jetë në fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fusha deficitare si energjia e ripertërishme, teknologjia, etj.”, është shprehur Mustafa.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se ky është një lajm tejet i mirë për Kosovën. “Lajm i shkëlqyeshëm nga Uashingtoni. Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme. Uroj ekipin e Zyrës në Kosovë për punë të suksesshme”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka kualifikuar vjet në dhjetor Kosovën për ndihma të programit “Threshold”. Qeveria e Kosovës ka themeluar njësitin e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, për përpilimin e projekteve konform metodologjisë së përgatitur nga pala amerikane dhe tani pritet që Kosovës t’i derdhen 49.6 milionë dollarë mjete të pakthyeshme, për të përforcuar reformat në fusha të rëndësishme, si dhe për investime në projekte që përforcojnë kornizën energjetike të Kosovës, si dhe sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri