Shkurt.ch
Zviceranët bëjnë 700 milionë orë punë vullnetare në vit
Presidentja Leuthard: “Të gjithë ata që angazhohen pa pagesë nëpër shoqata, në politikë ose në ndihmë fqinjëve, meritojnë falënderimin, respektin dhe mirënjohjen e shoqërisë”
Berna zyrtare ka vlerësuar lart punën vullnetare, e cila përbën një pjesë të rëndësishme të realitetit zviceran. Në këtë frymë, të shtunën në Bernë është zhvilluar një aktivitet kushtuar vullnetarizmit. Kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Jürg Stahl, ai i Dhomës së Kantoneve Ivo Bischofberger dhe kryetarja e federatës, Doris Leuthard kanë pritur në sallën e parlamentit me rreth 100 persona që janë dalluar me punë vullnetare, thuhet në një komunikatë për shtyp nga shërbimet parlamentare.
“Të gjithë ata që angazhohen pa pagesë nëpër shoqata, në politikë ose në ndihmë fqinjëve, meritojnë falënderimin, respektin dhe mirënjohjen e shoqërisë”, ka thënë Leuthard me këtë rast.
Në program, veç fjalimeve ka pasur edhe punëtori (workshops), debate në podium dhe një referat shkencor.
Rreth një e treta e qytetarëve të Zvicrës angazhohen në punë vullnetare. Sipas një statistike rezulton se në Zvicër brenda vitit bëhen rreth 700 milionë orë pune vullnetare. Ajo ka të bëjë më së shumti me fushat si sporti, hobi, kisha dhe kultura.
Profesori Markus Freitag, politolog në Universitetin e Bernës ka thënë me këtë rast se edhe jashtë shoqatave dhe organizatave bëhet punë vullnetare, e papaguar. Sipas tij, rreth 40 për qind të zviceranëve ndihmojnë njerëzit tjerë ose u kryejnë atyre shërbime vullnetare.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










