Shkurt.ch
Moutier vendos sot: Me Bernën apo me Juran!
Vota e rreth 4500 personave do të vendosë këtë ndryshim të madh në jetën e komunës në fjalë dhe dy kantoneve përkatëse
Sot, qytetarët me të drejtë vote në qytetin dhe komunën Moutier të pjesës frankofone të Kantonit të Bernës votohet për ose kundër kalimit në Kantonin Jura. Vota e rreth 4500 personave do të vendosë këtë ndryshim të madh në jetën e komunës në fjalë dhe dy kantoneve përkatëse, shkruan srf.ch
Rezultati i votimit pritet të bëhet i ditur në orët e pasdites së sotme.
Mbikëqyrësit nga federata do të bëjnë vëzhgimin e votimit në vendvotimet e kësaj komune, transmeton albinfo.ch. Po ashtu në numërimin e votave do të jenë të pranishëm edhe juristët nga Zyra Federale për Drejtësi. Ata do të bëjnë krahasimin e dokumenteve të votimit me regjistrat e votimit. Autoritetet federale reagojnë me këtë masë për të parandaluar paralajmërimet e përhapura sipas të cilave me votimin me postë kanë ndodhur parregullsi. Fjala është për votat e banorëve të shtëpive të pleqve.
Katër vite më parë, në vitin 2013 qytetarët e regjionit të Jura-s së Bernës në një referendum kishin votuar me shumicë për të mbetur në Bernë. Çështja që shtrohej ishte themelimi i një kantoni tjetër ose bashkimi me kantonin ekzistues frankofon të Jura-s. Por qyteti Moutier, më i madhi i këtij regjioni, kishte votuar për dalje nga Berna, transmeton albinfo.ch. Ndërsa pasi që ishte mbivotuar nga pjesët tjera të regjionit, ishte detyruar të vazhdonte qëndrimin brenda kantonit të Bernës.
Autoritetet e qytetit Moutier të Kantonit të Bernës u kanë bërë apel të dy komiteteve të referendumit që mbahet këtë të diele – për dhe kundër daljes nga kantoni – që të ruajnë arsyen dhe gjakftohtësinë.
Deri në shpalljen e rezultateve, ithtarët e dy kampeve duhet të mos largohen nga vendet ku do të manifestojnë. Veç kësaj në apel thuhet në mënyrë të qartë: integriteti personal dhe pasuria private duhet të respektohen me çdo kusht, transmeton albinfo.ch Ky ton i apelit vjen për shkakun se në referendumet e mbajtura në vitet `70 të shekullit të kaluar gjendja ka rrëshqitur në dhunë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












