Shkurt.ch
A do ta heqë Zvicra “provimin pranues” për studentët e mjekësisë?
"Numerus Clausus” bën vetëm vlerësimin e nivelit dhe kompetencës intelektuale. Por, për profesionin e mjekut janë shumë të rëndësishme edhe shkathtësitë praktike dhe kompetenca sociale
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës synon që të heqë provimin “Numerus Clausus” që përdoret për seleksionimin e studentëve të mjekësisë. Ky provim do të zëvendësohej nga praktika, kërkohet në një mocion të bërë në parlament nga deputetja e CVP-së, Ruth Humbel.
Sipas autores së mocionit, provimi “Numerus Clausus” bën vetëm vlerësimin e nivelit dhe kompetencës intelektuale, përcjell albinfo.ch. Por, për profesionin e mjekut janë shumë të rëndësishme edhe shkathtësitë praktike dhe kompetenca sociale.
Nga ana tjetër, Këshilli Federal e shikon këtë kërkesë për ndryshim me sy kritik. Kjo për faktin se nëse do të jetësohej ajo, shteti do të detyrohej të siguronte dhe mirëmbante për çdo vit nga 3500 vende të reja ku studentët do të realizonin praktikën në mjekësi. Sidoqoftë, në Univesritetin e Cyrihut edhe për vitin akademik 2017-2018 është vendosur provimi “Numerus Clausus”.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë










