Shkurt.ch
Të dielën, referendumi për kalimin nga Kantoni i Bernës në atë të Juras
Autoritetet e qytetit Moutier të Kantonit të Bernës u kanë bërë apel të dy komiteteve të referendumit që mbahet këtë të diele – për dhe kundër daljes nga kantoni – që të ruajnë arsyen dhe gjakftohtësinë
Qyteti Moutier i kantonit të Bernës që bën pjesë në regjionin frankofon të Jura-s, do të jetë këtë të diele arenë e referendumit për ose kundër kalimit të tij në kantonin Jura.
Katër vite më parë, në vitin 2013 qytetarët e regjionit të Jura-s së Bernës në një referendum kishin votuar me shumicë për të mbetur në Bernë. Çështja që shtrohej ishte themelimi i një kantoni tjetër ose bashkimi me kantonin ekzistues frankofon të Jura-s. Por qyteti Moutier, më i madhi i këtij regjioni, kishte votuar për dalje nga Berna, transmeton albinfo.ch. Ndërsa pasi që ishte mbivotuar nga pjesët tjera të regjionit, ishte detyruar të vazhdonte qëndrimin brenda kantonit të Bernës.
Autoritetet e qytetit Moutier të Kantonit të Bernës u kanë bërë apel të dy komiteteve të referendumit që mbahet këtë të diele – për dhe kundër daljes nga kantoni – që të ruajnë arsyen dhe gjakftohtësinë.
Deri në shpalljen e rezultateve, ithtarët e dy kampeve duhet të mos largohen nga vendet ku do të manifestojnë. Veç kësaj në apel thuhet në mënyrë të qartë: integriteti personal dhe pasuria private duhet të respektohen me çdo kusht, transmeton albinfo.ch Ky ton i apelit vjen për shkakun se në referendumet e mbajtura në vitet `70 të shekullit të kaluar gjendja ka rrëshqitur në dhunë.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










