Shkurt.ch
Pas rënies rekorde të numrit të azilkërkuesve, pritet rritje e madhe gjatë verës
Sommaruga: "Edhe pse trendi aktual tregon rënie, nuk ka arsye për vetëkënaqësi. Ka mundësi që ky trend të ndryshojë shumë gjatë verës"
Edhe gjatë muajit maj të këtij viti ka vazhduar trendi i rënies së numrit të azilkërkuesve në Zvicër. Gjithsej 1451 veta kanë kërkuar azil gjatë kësaj periudhe kohore, që është për një të katërtën më pak se në majin e vitit të kaluar. Atëbotë ishin regjistruar 1885 kërkesa për azil. Këtë e ka thënë sot ministrja e drejtësisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga në emisionin e radios SRF “Samstagrundschau”.
Por, ka shtuar ajo, edhe pse trendi aktual tregon rënie, nuk ka arsye për vetëkënaqësi. Ka mundësi që ky trend të ndryshojë shumë gjatë verës, transmeton albinfo.ch. Në veçanti në politikën e azilit nevojitet më tepër bashkëpunim me shtetet fqinje, para së gjithash me Italinë.
Sommaruga ka thënë po ashtu se ajo do të angazhohet edhe më tej që refugjatët të cilët vijnë, të shpërndahen sipas një çelësi të caktuar në vende të ndryshme të Evropës.
Për shkak të situatës së re në Itali, ku së fundi është shënuar një fluks i madh i refugjatëve, Sommaruga në këtë intervistë ka thënë se do të ketë të hënën një takim me ministrin e brendshëm të Italisë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











