Shkurt.ch
Pensionisti i armatosur barikadohet dhe qëllon me armë nga shtëpia e vet
Në mbrëmje ai ka shkrepur një herë nga arma, ka thënë për media një zëdhënës i Policisë Kantonale të Cyrihut. Ndërsa para kësaj ai e kishte kërcënuar me fjalë një person
Një person i armatosur 74 vjeçar është barrikaduar që që nga mëngjesi i të enjtes (tashmë mbi 24 orë) në shtëpinë e tij në Uster të kantonit të Cyrihut, shkruan srf.ch. Ky veprim ka bërë që një numër i madh i policëve të angazhohen për të siguruar vendin dhe për të bërë përpjekje për kapjen e personit në fjalë.
Në mbrëmje ai ka shkrepur një herë nga arma, ka thënë për media një zëdhënës i Policisë Kantonale të Cyrihut. Ndërsa para kësaj ai e kishte kërcënuar me fjalë një person, transmeton albinfo.ch. Deri tash nuk ka asnjë të lënduar.
Policia po mban kontaktin me pensionistin që është i sëmurë nga demenca, por deri tash nuk ia ka dalë ta bindë që të dorëzohet. Fillimisht, policia e ka bërë një bllokim të gjerë të vendit në të cilin po ndodh barrikadimi ndërsa më vonë e ka hequr atë në shumicën e hapësirës. Por, deri në këto momente, policët nuk e kanë vlerësuar si të arsyeshme që të depërtojnë me dhunë në shtëpinë ku po qëndron i ngujuar 74 vjeçari.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










