CH-Ballkani

“Berlin Plus” për të ulur tensionet në Ballkan

Gjermania ka përgatitur një plan për Ballkanin për  të rimëkëmbur ekonominë e rajonit, dhe në një farë mënyre do duhet të jetë kompensim për kohën e gjatë të pritjes për anëtarësimin e tyre të plotë në Bashkimin Evropian,  shkruajnë mediat kroate duke cituar burime diplomatike në Bruksel.

Sipas tyre, propozimi i Berlinit së shpejti do të jetë në Këshillit Evropian në Bruksel, e cila, nga ana tjetër, duhet të miratojë fond të veçantë për shtetet e Ballkanit.

Plani është quajtur “Berlin Plus” dhe paratë për zbatimin e tij duhet të sigurojë Zona Ekonomike Evropiane (EEA), e cila përbëhet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, dhe Shoqata e Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA) , në të cilën përveç vendeve të lartpërmendura është edhe Zvicra.

Shumat nuk janë të njohura ende për shkak se ende nuk e ka të organizuar veprimin e donatorëve, por për shkak të shkallës së projektit me siguri do të jetë i rëndësishëm.

Ideja është që rajoni në një periudhë të shkurtër për disa vjetësh  të krijojë një hapësirë ​​atraktive ekonomike.

Sic shkruajnë mediat një nga objektivat e Ballkanit Perëndimor është rrjeti i infrastrukturës  si autostrada që do të lidhin Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Beogradin dhe Tiranën me Prishtinën.

Një arsye e fortë për aktivizimin e “Berlin Plus” është edhe për të zvogëluar tensionet në rajon.