Shkurt.ch
Vapa në Zvicër “ka mbytur” tre fish më shumë njerëz se sa trafiku!
Në verën me vapë që mbahet mend, të vitit 2003 numri i viktimave ka qenë 975 sish
Në historinë më të re të Zvicrës, janë dy vite që identifikohen si vitet që janë karakterizuar me vapë më të madhe, tropikale: 2003 dhe 2015. Për pasojë, është shënuar edhe numër më i madh vdekjesh në krahasim me vitet tjera me stinë “normale” të verës.
Tash së voni, hulumtuesit e klimës nga universiteti ETH i Cyrihut kanë dalë me një raport për numrin e të vdekurve si pasojë e vapës në dy verat e përmendura, shkruan NZZ am Sonntag. Kështu sipas këtij raporti, në muajt nga qershori deri në gusht të vitit 2015 në Zvicër kanë vdekur 804 persona më shumë se në një periudhë të tillë të një viti “normal”; transmeton albinfo.ch. Ndërsa në verën me vapë që mbahet mend, të vitit 2003 ky numër ka qenë edhe më i madh, 975 sish.
Këto shifra, sipas autorëve të raportit, janë për tri herë më të larta se ato të viktimave në trafik.
Studiuesit e klimës nga ETH thonë se duhet llogaritur një mesatare prej një vere me vapë të madhe në pesë vjet. Për këtë arsye, autoritetet federale kanë publikuar një listë masash për t`u përballur me pasojat e një vape të tillë. Këto masa përfshijnë fushata informimi, sistem nacional paralajmërimi etj.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












