Shkurt.ch
Qeveria e Zvicrës, kundër hapjes së qendrave të azilit në Afrikë
Po ashtu Zvicra prej disa vitesh po angazhohet për një të ashtuquajtur “çelës të shpërndarjes”, i cili do të mundësonte ndarjen në mënyrë proporcionale të refugjatëve në shtetet përkatëse të “Dublinit”
Këshilli Federal i Zvicrës synon të bëjë reformimin e sistemit të Dublimit, siç njihet sistemi i cili merret me sistemimin e refugjatëve në Evropë. Sipas marrëveshjes së Dublinit, procedura e kërkimit të azilit duhet të përfundojë aty ku personi ka kërkuar për herë të parë azil gjegjësisht ku është regjistruar për herë të parë.
Ndërkaq Zvicra prej disa vitesh po angazhohet për një të ashtuquajtur “çelës të shpërndarjes”, i cili do të mundësonte ndarjen në mënyrë proporcionale të refugjatëve në shtetet përkatëse të “Dublinit”.
Nga ana tjetër, Qeveria Federale e konsideron si të parealizueshme idenë sipas të cilës do të hapeshin qendra azili të Evropës jashtë territorit evropian, gjegjësisht në vende afrikane si në Libi etj. Kështu thuhet në një raport të publikuar sot, të Këshillit Federal të Zvicrës. Njëri ndër shkaqet që e pamundëson këtë, është situata politike që mbretëron në shtete të ndryshme të Afrikës së Veriut. Veç kësaj, është shumë e kontestueshme nëse refugjatët do të pranonin të strehoheshin në qendra të tilla.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











