CH-Ballkani
“Engjëjt” me autoambulancë e sjellin nga Kosova dhe i shpëtojnë jetën
Mjekja e Bundesheer-it (ushtrisë) austriak ka organizuar transportin nga Kosova në Austri të kosovarit që kishte pësuar sulm të rëndë në tru. “Nuk kam mundur as të shpresoja për një ndihmë kaq të përsosur”, thotë e bija e të shpëtuarit, Flutur Velija
Çfarë duhet të bësh kur babai, gjatë pushimeve në Kosovë, pëson një sulm të rëndë në tru, efaturën e sigurimit për transport në raste të tilla e ke neglizhuar dhe së këndejmi transporti për në Linz (Austri) të kushton së paku 6000 euro? Në këtë situatë në pamje të parë, të pashpresë, idenë shpëtimtare e kishte pasur një koleg pune i Flutura Velisë. “Po telefono në Bundesheer”, i kishte thënë ai gruas kryefamiljare, nënë e një djali tetëvjeçar, shkruan OÖN.at. Dhe në fakt, aty Flutra e gjeti shpëtimin për babanë e saj, transmeton albinfo.ch. Mjekja udhëheqëse e komandës së forcave ushtarake të stacionuara në Kosovë, Signe Buck u hodh menjëherë në aksion. Pasi që as ajo nuk i kishte në duar “engjëjt” shpëtimtarë, ajo e ndërmori me vendosmëri aksionin për shpëtim. Si kryemjekë që është në shoqatën samaritane të Steiern-it, në Austri, ajo, transportimin e 63 vjeçarit Sedik Velija e organizoi përmes shoqatës.
Së pari, mjeku i kontingjentit të KFOR-it austriak e shoqëroi personin gjysmë të paralizuar gjatë transportimit nga selia në Prishtinë deri te vendndodhja e ushtarëve austriakë në Pejë për ta dërguar në Spitalin e Gjakovës. Pak më vonë u nis për në Kosovë ekipi nga Graz-i austriak, përcjell albinfo.ch. “Kushtet në spital, natyrisht, janë të pakrahasueshme me ato të standardeve tona”, thotë Buck. “Kur ne mbërritëm, kudo nëpër hyrje ishin vendosur kova pasi që natën kishte pasur reshje të mesha të shiut”.
Ekipi shpëtimtar, krahas mjekes edhe tre infermierë, e solli 63 vjeçarin me autoambulancë në spitalin e Linz-it, ku Buck e kishte rezervuar një shtrat për të sëmurin. Kjo ka ndodhur pikërisht në ditën e ringjalljes së Krishtit, shkruan gazeta austriake.
“Jam pafundësisht mirënjohëse. Nuk kisha llogaritur se do të kishim një ndihmë të tillë të përsosur të ushtrisë dhe të shoqatës samaritane”, thotë Velija, e cila përfundimisht mundi ta përqafojë babanë e saj me të ardhur në Linz. Përveç që transporti ka shkuar fare pa probleme, Flutura dhe babai i saj praktikisht lirohen nga pagesa e çfarëdo shpenzimi, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se mjekja e përmendur heq dorë plotësisht nga pagesa për shërbimin e saj me vlerë. Ndërsa për personelin kjo ishte një stërvitje e rëndësishme”, ka thënë Buck.
Që gëzimi në familjen Velija të jetë vërtet komplet, ndihmon edhe fakti se pacienti 63 vjeçar tashmë ndihet dukshëm më mirë me shëndet
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












