Shkurt.ch
Peticion për kushtet e punës në shtëpitë e pleqve
Me peticionin “Përkujdesja e mirë dhe mbështetja kërkojnë kushte të mira pune” kërkohet, veç tjerash, vende të sigurta pune, personel dhe para të mjaftueshme, paga korrekte dhe shtesa
Ata ose ato që punojnë në shtëpi të pleqve ose në qendra të tjera të përkujdesjes, në të ardhmen duhet që këtë punë ta bëjnë nën kushte më të mira pune. Një peticion me këtë kërkesë e ka organizuar sindikata Unia, shkruan srf.ch. Ajo ka arritur t`i grumbullojë mbi 10 mijë nënshkrime për këtë peticion dhe e ka dorëzuar atë, sipas procedurës, në Kancelarinë Federale, në Bernë.
Me peticionin “Përkujdesja e mirë dhe mbështetja kërkojnë kushte të mira pune” kërkohet, veç tjerash, vende të sigurta pune, personel dhe para të mjaftueshme, paga korrekte dhe shtesa. Po ashtu kërkohet edhe vlerësimi i drejtë për punën e realizuar, thuhet në një komunikatë të sindikatës.
Peticioni vjen si rezultat i Konferencës Nacionale “Përkujdesja dhe mbështetja” që është mbajtur të martën që shkoi.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











