Shkurt.ch
Pasaportën zvicerane, vetëm pasi t`i kthesh ndihmat sociale!
Kriteri i cili kërkon që ndihmat e shfrytëzuara sociale gjatë 10 viteve të kaluara duhet të kthehen, ka hyrë në kushtetutën e Kantonit të Bernës në vitin 2013
Kantoni i Bernës ka vepruar konform ligjit kur i ka refuzuar dhënien e nënshtetësisë zvicerane një familjeje irakiane-pakistaneze. Ky refuzim ishte bërë për shkak se kjo familje kishte marrë ndihma sociale për një kohë të gjatë dhe nuk i kishte kthyer ato pasi që ishte pavarësuar ekonomikisht.
Vendimin që u jep të drejtë autoriteteve të Bernës e ka marrë Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, shkruan srf.ch.
Kriteri i cili kërkon që ndihmat e shfrytëzuara sociale duhet të kthehen, ka hyrë në kushtetutën e Kantonit të Bernës në vitin 2013, transmeton albinfo.ch. Madje, në një urdhëresë të tij, kantoni në fjalë precizon se duhet kthyer ndihma sociale e shfrytëzuar dhjetë viteve të fundit. Ndërkaq, edhe pse në nivel federal kjo kërkohet vetëm për tri vitet e fundit, Gjykata Federale e ka konsideruar si veprim të rregullt kërkesën e kantonit për kthimin e parave të dhjetë viteve të fundit, përcjell albinfo.ch.
Në fund të vendimit, Gjykata Federale ka theksuar se çifti i përmendur mund të bëjë kërkesë të serishme për natyralizim.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















