Shkurt.ch
Rënie e lehtë e numrit të të papunëve gjatë prillit
Në shifra absolute, numri i të papunëve në fund të prillit ka qenë afër 6000 më i vogël se në fund të marsit, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO)
Gjatë muajit prill, shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar një ulje të vogël, duke rënë në 3.3 për qind, nga 3.4 për qind sa ka qenë në muajin mars. Në shifra absolute, numri i të papunëve në fund të prillit ka qenë afër 6000 më i vogël se në fund të marsit, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO).
Shprehur në numrin e personave të paraqitur në qendrat regjionale për ndërmjetësim të papunësisë (RAV), kjo duket kështu: 146 mijë sish në fund të muajit prill nga 152 mijë sa kanë qenë në fund të muajit mars.
Një zbritje pak më e theksuar është regjistruar te papunësia e të rinjve: nga 3.2% ajo ka rënë në 2.9%.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













