Shkurt.ch
I arrestuari në Gjermani është angazhuar nga Shërbimi Informativ i Zvicrës
Personi i arrestuar ka pasur për detyrë të zhvillojë hetime për llogari të NDB ndaj tre nëpunësve tatimorë gjermanë të cilët kanë ushtruar shërbim informativ të ndaluar në Zvicër
Ajo për çfarë spekulohej, doli të jetë e vërtetë: Daniel M., zvicerani i arrestuar në Gjermani është me të vërtetë i angazhuar nga Shërbimi Sekret i Zvicrës NDB për spiunazh në Gjermani. Këtë e ka konfirmuar për mediat, deputetja nacionale nga FDP, Corina Eichenberger.
Ajo këtë e ka deklaruar në cilësinë e nënkryetares së komisionit parlamentar që mbikëqyr punën e Shërbimit të Informimit të Zvicrës, NDB, njofton srf.ch.
Personi i arrestuar ka pasur për detyrë të zhvillojë hetime për llogari të NDB ndaj tre nëpunësve tatimorë gjermanë të cilët kanë ushtruar shërbim informativ të ndaluar në Zvicër. Për këtë arsye, për Daniel M., është biseduar në kuadrin e komisionit në fjalë edhe para pesë viteve.
Por, Eichenberger nuk ka mundur të konfirmojë nëse arrestimi i Daniel M. Është në lidhje me këtë aktivitet.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind








