Shkurt.ch
Kryetarja e Cyrihut u dërgon 40 mijë të huajve ofertë për të marrë pasaportën zvicerane
Kryebashkiakja e Cyrihut, Corine Mauch dhe sekretarja Claudia Cuhe-Curti u janë drejtuar me letra 40 mijë banorëve të Cyrihut të cilët i kanë plotësuar kushtet ligjore për të marrë pasaportën e Zvicrës
Qyteti i Cyrihut u rekomandon të huajve që të bëjnë qysh këtë vit kërkesën për pasaportë zvicerane. Kështu, autoritetet e Cyrihut u kanë dërguar 40 mijë të huajve letra me ftesa për të aplikuar për shtetësinë zvicerane. Në ato letra, të adresuarve u kujtohet se duke filluar nga viti i ardhshëm rruga për te natyralizimi do të bëhet dukshëm më e vështirë.
Kryebashkiakja e Cyrihut, Corine Mauch dhe sekretarja Claudia Cuhe-Curti u janë drejtuar me letra 40 mijë banorëve të Cyrihut të cilët i kanë plotësuar kushtet ligjore për të marrë pasaportën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch Aty u shpjegohet se nga 1 janari 2018 do të vlejnë rregulla të reja.
“Këshilli i Qytetit e vlerëson të rëndësishme që sa më shumë banorë të Cyrihut të kenë mundësi të pjesëmarrjes në proceset e demokracisë direkte”, ka thënë Nat Bächtold, zëdhënës i Zyrës presidenciale të Cyrihut. “Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në të, aq më e gjallë është demokracia”. Së këndejmi është e dëshirueshme që të huajt të natyralizohen kur t`i kenë përmbushur kriteret.
Muajve të fundit është aktualizuar shumë çështja e natyralizimit të të huajve, në dritën e ndryshimeve që priten në ligjin mbi natyralizimin dhe të huajt që hyn në fuqi në vitin 2018, shkruan albinfo.ch. Me ligjin e ri, kriteret ashpësohen në kuptimin që të drejtë aplikimi do të kenë vetëm të huajt me leje të përhershme qëndrimi (Vizë C). Nga ana tjetër, aty parashihet që periudha e qëndrimit në Zvicër si kusht për kërkim të pasaportës të shkurtohet nga 12 në 10 vjet.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












