Shkurt.ch
SVP dhe AUNS, me iniciativë kundër lirisë së lëvizjes me BE-në
SVP dhe AUNS me muaj të tërë janë konsultuar në lidhje me variantet e zgjidhjes që synojnë në këtë drejtim
Organizata AUNS (Aksioni për një Zvicër të Pavarur dhe Neutrale) planifikon që së bashku me SVP ta heqin nga fuqia marrëveshjen për liri të lëvizjes që Zvicra e ka me BE-në. Siç njoftojnë në botimet e tyre të sotme “SonntagsZeitung” dhe “SonntagsBlick”, të shtunën që vjen AUNS do të prezantojë propozimet e veta konkrete për rrëzimin e lëvizjes së lirë në mes Zvicrës dhe BE, shkeruan sda.ch
SVP dhe AUNS me muaj të tërë janë konsultuar në lidhje me variantet e zgjidhjes që duan. Strategu i SVP-së, Christoph Blocher ndjehet i tmerruar nga shifrat më të reja të migracionit, i cili nga fillimi i këtij viti për herë të parë pas një viti ka nisur të rritet, transmeton albinfo.ch. Blocher madje flet edhe për një kthesë të madhe, duke spekuluar se së shpejti do të kemi sërish 80 mijë migrantë të rinj në vit siç ishte para votimit pro Iniciativës kundër Migracionit Masiv.
Si shef të grupit punues, Blocher ka emëruar ish kryetarin e Grupit Parlamentar të SVP-së Caspar Baader. Të shtunën që vjen do të prezantohen opsionet në kuvendin e AUNS. Si variant minimal parashihet heqja dorë nga Marrëveshja për Lëvizje të Lirë. Ndërsa në kuvendin e SVP-së më 24 qershor, iniciativa pritet të miratohet dhe lansohet.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











