Shkurt.ch
57% më pak kërkesa azili në tremujorin e parë
Sikurse edhe në periudhën pararendëse, numrin më të madh të azilkërkuesve e kanë përbërë refugjatët nga Eritrea
Gjatë tre muajve të deritashëm të vitit 2017 në Zvicër janë bërë 4700 kërkesa për azil. Kjo shifër është për 57 për qind më e ulët se në tremujorin e parë të vitit 2016, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM). Megjithatë, duke e ditur se gjendja në zonat e krizës dhe në itineraret e migrimit nuk është e sigurt, autoritetve u është dashur të llogarisnin për një shtim të numrit.
Sikurse edhe në periudhën pararendëse, numrin më të madh të azilkërkuesve e kanë përbërë refugjatët nga Eritrea. Edhe pse në krahasim me vitin e kaluar ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të tyre, eritreanët me mbi 900 kërkesa janë bindshëm në vendin e parë. Pas tyre me 425 vijnë sirianët e kështu me radhë. Ndërkaq, në muajin mars ka pasur 308 kërkesa nga eriteranët ose 12 më shumë se në shkurt, 145 nga sirianët (minus 22), 114 nga ganezët etj.
Deri sot, në kuadrin e programit për shkarkim të vendeve që janë në linjën e parë të refugjatëve (Greqia dhe Italia), Zvicra ka pranuar 767 refugjatë: 547 nga Italia dhe 220 nga Greqia. Ndërsa në kuadrin e strehimit të personave veçanërisht të lëndueshëm, në Zvicër gjatë muajit mars kanë ardhur 29 refugjatë nga Siria.
SEM gjatë muajit mars ka zgjidhur 2588 kërkesa azili në shkallën e parë. Me këtë kuadër janë dhënë 572 vendime për mostrajtim, 604 persona kanë fituar azilin dhe 752 kanë marrë pranimin e përkohshëm (F).
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












