Zhvillim
FMN: Shqipëria dhe Kosova, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3.7 për qind ndërsa ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5 për qind
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar parashikimin se ekonomia shqiptare do të ketë rritjen më të lartë në rajon gjatë këtij viti. Menjëherë pas Shqipërisë, vjen Kosova. Në raportin e sapopublikuar mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3.7 për qind, nga 3.5 për qind sa u rrit vitin e kaluar, njofton top-channel.tv
Sipas FMN-së, kjo është ecuria më e mirë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës. Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5 për qind, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, prodhimi kombëtar do të zgjerohet respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind, transmeton Tch.
Por veç pritshmërive më optimiste për ekonomitë e ngjashme të rajonit, lajmi tjetër i mirë për Shqipërinë është dalja nga kriza shumëvjeçare e Greqisë, një shtet me ndikim të madh ekonomik në Shqipëri.
Sipas FMN-së, pas shumë vitesh rënieje dhe ngecjeje ekonomike, ekonomia greke do të rritet me 2.2 për qind këtë vit, ndërkohë që Italia, një tjetër ekonomi me ndikim përcaktues për Shqipërinë, do të rritet me 0.8 për qind.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












