Shkurt.ch
Pedagogu Jegge pranon se ka pasur kontakte seksuale me nxënësin e tij
Jegge në një intervistë dhënë transmetuesit publik SRF ka sqaruar se ka pasur kontakte seksuale me nxënësin. Sipas tij, në atë kohë nuk ka konsideruar se këto raporte seksuale “do t`i shkaktonin dëm nxënësit”
Kohë më parë ka dalë në shesh një skandal për të cilin akuzohej pedagogu i shquar Jürg Jegge. Atë, një ish nxënës i tij dhe një gazetar hulumtues e ngarkonin për kontakte seksuale me ish nxënësin e përmendur, derisa ai ishte i mitur.
Sot, pedagogu është shprehur për herë të parë në lidhje me akuzat. Ai ka pranuar se për vite të tëra ka bërë “sulme seksuale” ndaj njërit nga nxënësit e tij. Jegge në një intervistë dhënë transmetuesit publik SRF ka sqaruar se ka pasur kontakte seksuale me nxënësin.
Sipas tij, në atë kohë nuk ka konsideruar se këto raporte seksuale “do t`i shkaktonin dëm nxënësit”, transmeton albinfo.ch. Por shikuar nga gjendja e sotme ai thotë se i duhet të pranojë se ka bërë një gabim. Duke qenë se nuk ka përdorur dhunë ndaj nxënësit, ai ka menduar se nuk po bënte diç të palejueshme. “Kam qenë i mendimit se kontaktet seksuale i ndihmojnë çlirimit shpirtëror dhe zhvillimit të nxënësit” (!).
Ish nxënësi për të cilin bëhet fjalë, së bashku me gazetarin Hugo Stamm ka publikuar librin me titullin “Jürg Jegges dunkle Seite (Ana e errët e Jürg Jegge).
Të mërkurën, pedagogu i akuzuar ka dhënë dorëheqja nga posti i kryetarit të nderit të fondacionit “Märtplatz”. Udhëheqja aktuale e këtij fondacioni është distancuar nga sjelljet për të cilat akuzohet Jegge.
Jegge merret si njëri ndër pedagogët më me ndikim në Zvicër. Ai ka themeluar një drejtim të ri në pedagogji dhe njihet si kritik i sistemit shkollor zviceran
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














