Shkurt.ch
Zvicra gjatë marsit ka pasur 3.4 % të papunë
Të regjistruar në entet për ndërmjetësim të punës kanë qenë 52.280 të papunë, ose 3044 më pak se në mars të vitit 2016
Në fund të muajit mars Zvicra ka numëruar 152.280 të papunë. Kaq persona kanë qenë të regjistruar në listat e të papunëve të zyrave rajonale për ndërmjetësim të punës. Ky numër ka qenë për 3044 më i vogël se ai i marsit të vitit 2016, shkruan srf.ch. Kthyer në përqindje, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco), shkalla e papunësisë në Zvicër ka qenë 3.4 për qind.
Ndërsa në krahasim me muajin paraprak (shkurt 2017) është shënuar ulje për 0.2% e numrit të të papunëve.
Lëvizje pozitive është shënuar në shkallën e të papunëve në mesin e të rinjve. Ajo, gjatë muajit mars ka rënë në 15.563 që i bie se janë regjistruar 1545 të rinj më pak të papunë se në muajin pararendës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në krahasim me marsi e një viti më parë, kjo rënie ka qenë për 1344 veta.
Për të qenë më e plotë pasqyra e papunësisë në Zvicër duhet prezantuar edhe numrin e personave që nuk janë më në listat e të papunëve por që nuk kanë gjetur punë. Ata zakonisht nuk përfshihen në përqindjen zyrtare të papunësisë. Në janar të këtij viti kanë qenë 3274 persona të kësaj kategorie, respektivisht të çregjistruar nga zyrat e ndërmjetësimit të punës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













