Sport
Zvicra me shumë probleme
Lëndimet janë duke e shqetësuar shumë trajnerin Vladimir Petkoviq. Në mesin e tyre është edhe Xherdan Shaqiri, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit për Stoke Cityn
Përfaqësuesja e Zvicrës po përballet me shumë probleme para ndeshjes kualifikuese kundër Letonisë, pasi shumë lojtarë janë të lënduar ose jo në formën më të mirë, shkruan ‘Blick’.
Shaqiri, Embolo, Derdiyok dhe Lacroix janë të lënduar. Gjithashtu edhe njëri nga futbollistët më të mirë të Zvicrës, Ricardo Rodriguez do të jetë jashtë fushës për disa javë. Schar, Stoker, Tarashaj, Mehmedi dhe Seferoviq janë zgjedhja e dytë, përcjell albinfo.ch.
Nëse Zvicra do të luante tani me Letoninë do të kishte shumë probleme. “Nuk kam asnjë ide si do të luanim tani”, ka thënë trajneri Vladimir Petkoviq. “Nuk e di gjithashtu se cilët lojtarë do të jenë në 23-shen e përzgjedhur”, ka shtuar ai.
Ekipi do të mblidhet të hënën në Lozanë, ku do të përgatiten për këtë ndeshje. Probleme ka edhe në vijën e mbrojtjes ku Djourou ishte rezervist për Hamburgun në ndeshjen kundër Borussia Moenchengaldbach.
Petkoviq po përballet me shumë dilema, derisa Zvicra do të ndeshet me Letoninë në një përballje shumë të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











