Zhvillim
Bisedimet për pensionet zvicerane të kosovarëve kryhen në qershor!
Televizioni zviceran ka realizuar një bisedë me zyrtarin nga Kosova, Drin Haraçija, i cili flet për masat që institucionet kosovare po marrin për të fituar besimin e palës zvicerane, që të rivendoset marrëveshja

Zvicra dhe Kosova janë duke negociuar lidhjen e marrëveshjes së re për sigurimet sociale. Kjo do të mundësojë që pensionet zvicerane të mund të barten sërish në Kosovë.
Televizioni zviceran në këtë kontekst e ka realizuar një bisedë me zyrtarin nga Kosova, Drin Haraçija, i cili flet për masat që institucionet kosovare po marrin për të fituar besimin e palës zvicerane, që të rivendoset marrëveshja.
“Përfaqësues të SVP-së janë skeptikë ndërsa Prishtina reagon me një ofensivë për kthimin e besimit”, shkruan srf, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2010 Zvicra pati shkëputur Marrëveshjen e sigurimit social me Kosovën, veç tjerash edhe për shkak të akuzave për mashtrim, abuzim me to nga ana e kosovarëve. Nga ajo kohë, kosovarët e pensionuar ishin të detyruar të vazhdonin të qëndronin në Zvicër që të mund t`i gëzonin pensionet.
Ndërkaq, gastarbajterët kosovarë do të mund të vijnë në shtëpi. “Edhe për shkaqe ekonomike. Ata i sjellin të ardhurat me vete në Kosovë”, shpjegon Drin Haraqia, përcjell albinfo.ch. Ai po e përfaqëson Prishtinën gjatë bisedimeve në Bernë.
Deputeti nga SVP Maximilian Reimann, e ka kushtëzuar votimin e tij pro kësaj marrëveshjeje me një klauzolë kundër abuzimit. Ndërsa Haraqia thotë se s nuk ka nevojë për diçka të tillë. “Ne tashmë e kemi një kornizë ligjore dhe i realizojmë kontrolleet në mënyrë të rregullt, në vend të ngjarjes. Ne i marrim informatat kur ndonjëri prej tyre vdes dhe pastaj e ndërprejmë pagesën”.
Negociatat duhet të përmbyllen në fund të qershorit. Pastaj radhën për të vepruar e kanë parlamentet në Prishtinë dhe në Bernë, thuhet në fund të emisionit.
Në këtë link mund të shikohet biseda me zyrtarin kosovar:
https://www.srf.ch/news/schweiz/kosovo-bekaempft-den-sozialmissbrauch#
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri