Shkurt.ch
11 për qind të zviceranëve nuk konsumojnë mish
Janë vetëm 11 për qind të popullatës të deklaruar si vegjetarianë, njerëz që nuk e konsumojnë fare mishin. Ndërsa tre për qind të tjerë janë veganë
Trendi i të ushqyerit pa konsumuar mishin vjen duke u rritur në mesin e zviceranëve. Sidoqoftë, janë vetëm 11 për qind të popullatës të deklaruar si vegjetarianë, njerëz që nuk e konsumojnë fare mishin. Ndërsa tre për qind të tjerë janë veganë, gjegjësisht njerëz që nuk përdorin as prodhime të përfituara nga bota shtazore. Ata heqin dorë nga konsumimi i qumështit, prodhimeve të qumështit, mjalti etj.
Më shumë se gjysma e veganëve janë meshkuj. Po po ashtu meshkujt përbëjnë shumicën e atyre që konsumojnë mishin. Kështu, në mesin e meshkujve janë 24 për qind që konsumojnë mishin për çdo ditë, transmeton albinfo.ch. Te femrat kjo përqindje është 15%.
Nga ana tjetër gratë, me 70 për qind janë shumë më të prirura për ushqim vegjetarian.
Këto të dhëna dalin nga një sondazh i realizuar nga DemoScope, me porosi të organizatës SwissVeg. 1296 veta nga Zvicra gjermane dhe frankofone janë anketuar për këtë sondazh.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










