CH-Ballkani
Kosovarët nuk po shkojnë më në xhihad
Autoritetet kosovare të sigurisë nuk kanë regjistruar asnjë rast të përfshirjes së qytetarëve të vendit si xhihadistë në Lindjen e Mesme.
Më shumë se një vit asnjë rast nuk është regjistruar ndërsa autoritetet vendore e konsiderojnë këtë fenomen si pasojë e masave të ndërmarra në vazhdën e luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit ekstrem.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë nga Prishtina me përfshirjen e shtetasve të saj në konfliktet e këtyre vendeve, Kosova ishte përballur që në 2012-n.
Nga regjistrimet e deritanishme, rezulton se gati 316 vetë kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës besohet se ndodhen edhe 140 të tjerë. 117 persona llogaritet të jenë rikthyer në Kosovë prej andej.
Profesori i sociologjisë së besimit, Ismajl Hasani i gjen arsyet e këtyre largimeve tek indoktrinimi i gjatë i disa klerikëve në mënyrën e predikimit nëpër institucionet fetare dhe terreni i lidhur me bazën socio-ekonomike të popullatës.
Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës në Prishtinë kishte miratuar një ligj për parandalimin e përfshirjes në luftërat e huaja, ligj ky i cili parashikon dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










