Shkurt.ch
Arrin në 320 mijë numri i punëtorëve “ndërkufitarë” në Zvicër
Më së shumti ka pasur “ndërkufitarë” nga Franca gjegjësisht në zonën rreth liqenit të Gjenevës. Gjysma e të gjithëve vijnë nga Franca ndërsa një e katërta nga Italia dhe një e pesta nga Gjermania
Në fund të vitit 2016 në Zvicër kanë qenë duke punuar saktësisht 318.500 punëtorë “ndërkufitarë”, siç quhen të të huajt nga vendet fqinje të cilët punojnë në Zvicër ndërsa jetojnë në vendet e tyre. Kjo shifër është për 3.7 për qind më e lartë se ajo e një viti më parë, ka bërë të ditur Zyra Federale për Statistikë.
Sikurse edhe deri më tash, më së shumti ka pasur “ndërkufitarë” nga Franca gjegjësisht në zonën rreth liqenit të Gjenevës, transmeton albinfo.ch. Gjysma e të gjithëve vijnë nga Franca ndërsa një e katërta nga Italia dhe një e pesta nga Gjermania.
Mirëpo, përqindja më e lartë e ndërkufitarëve në përbërjen e të punësuarve, është ajo e italianëve në Kantonin e Tiçinos. Atje ata përbëjnë 27 për qind të të gjithë të punësuarve. Në këtë kanton “frontalier”-ët, siç i quajnë këta të huaj, në vazhdimësi përmenden si shkaktarë të “okupimit të vendeve të punës” vendësve.
Po u krahasua me gjendjen e para pesë viteve, numri i ndërkufitarëve është rritur për 25 për qind. Por duhet pasur parasysh me këtë rast se edhe numri i përgjithshëm i të punësuarve në Zvicër gjatë kësaj kohe është rritur për 8 për qind.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












