E-Diaspora
Zvicër, vdes në spital shqiptari i plagosur nga vjehrri
Ndërron jetë në një spital në Zvicër, shqiptari me origjinë nga Maqedonia, i cili u plagos nga vjehrri i tij paraditen e djeshme, rreth orës 10.45 në qytezën Gerlafingen të Kantonit Solothurn.
13:35: Shqiptari plagoset rëndë nga vjehrri i tij
Policia nuk e sqaron etninë dhe as marrëdhënien në mes të palëve në konflikt. Ndërkaq mediat i referohen dorasit si zviceran ndërkohë që për viktimën dhe për të shoqen shkruajnë se janë shqiptarë…
I plagosuri, për të cilin mediat shkruajnë se është shqiptar nga Maqedonia, është transportuar në spital ndërsa prokuroria është duke zhvilluar hetimet mbi rrjedhën e ngjarjes, transmeton albinfo.ch.
Sipas rrëfimit të një dëshmitareje, fqinje të familjes, bashkëshortja e të plagosurit e kishte mbajtur në krahë të shoqin e plagosur rëndë ndërsa dorasi, babai i saj dhe vjehrri i viktimës e kishte njoftuar ambulancën dhe pastaj edhe i ishte dorëzuar policisë.
Mediat i referohen dorasit si zviceran ndërkohë që për viktimën ashtu dhe të shoqen shkruajnë se janë shqiptar. Nga kjo mund të bihet në përfundim se vjehrri është po ashtu shqiptar por me shtetësi zvicerane. Policia nuk e sqaron këtë dhe as marrëdhënien në mes të palëve në konflikt.
Një dëshmitare tjetër thotë për 20minuten.ch të ketë parë dy burra të lidhur me pranga që po merreshin nga policia, përcjell albinfo.ch. Duket se nuk ka qenë vetëm vjehrri por edhe vëllai i viktimës, i cili jeton në të njëjtin kat të ndërtesë, që është arrestuar.
Fqinja më tej thotë se dy të martuarit nuk e çonin shumë mirë mes vete, shpeshherë ziheshin.
Por një zëdhënës i policisë së Kantonit Solothurn, i pyetur nga gazetari nuk ka mundur ta konfirmojë këtë rrëfim. Ai ka thënë se marrëdhënia në mes të viktimës dhe dorasit është çështje e hetimeve.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











