Gazetave zvicerane u kthehen lexuesit
Në Zvicrën gjermane gati të gjitha gazetat kanë shtuar lexuesit. Në Frankofoni, ka stagnim ose rënie të numrit të lexuesve

Pas viteve të krizës, lexuesit në Zvicrën gjermane u janë kthyer sërish gazetave. Të gjitha gazetat në këtë regjion, përveç asaj “Basler Zeitung” kanë shënuar gjatë vitit të kaluar rritje në tirazh dhe lexim.
Sikurse edhe deri më tash, më e lexuara është gazeta që shpërndahet gratis “20 Minuten”, ka konstatuar studimi i bërë nga WEMF AG (institut për hulumtimin e reklamave të medieve). Nga prilli 2010 në prillin 2011 kjo gazetë është lexuar nga 1 milion e 379 mijë persona në ditë dhe ka shtuar numrin e lexuesve për 2% ose 27.000 sish, shkruan swissinfo.ch
Nga gazetat që shiten, më së shumti lexues ka gazeta Blick, e cila me gjithë një rüenie simbolike prej 0.2% ka ende 622 mijë lexues.
Pas Blick-ut, me një diferencë të madhe vjen në radhë gazeta “Tages Anzeiger”, e cila me 508 mijë lexues ka shtuar leximin për më shumë se 6%. Më tutje, gazetat: “Aargauer Zeitung”, “Berner Zeitung”, Bund”, “NZZ”, Neue Luzerner Zeitung” “St.Galler Tagblatt”, Zürcher Regionaklzeitungen” dhe “Südostschweiz” kanë shtuar secila nga 1000 deri në 9000 lexues.
Vetëm “Basler Zeitung” ka shënuar një rënie të theksuar të numrit të lexuesve. Kjo gazetë ka 14.000 lexues më pak se një vit më parë ose -8%. Arsye për këtë humbje është shitja që u bë vitin e kaluar dhe paqartësitë lidhur me pronarin.
Ndryshe, trendi pozitiv i gazetave zvicerane të regjionit gjerman nuk ka qenë karakteristik edhe për frankofonin. Gazetat e atjeshme kanë pasur një rënie relative të numrit të lexuesve.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€