Zhvillim
BONEVET stimulon punën kreative te të rinjtë
"Në qendër të lëvizjes sonë kreative janë punëtorët, krijuesit tanë. Vajzat dhe djemtë tanë zhvillojnë shkathtësitë e tyre teknike si dhe mësojnë artet dhe shkencën përmes lojës"

“Duket sikur të kishte qenë dje, dita kur unë kam shkruar letrën e fundit. Jemi të lumtur të ju njoftojmë se shumë gjëra të mira kanë ndodhur nga atëherë. Gjithnjë më shumë njerëz i bashkohen lëvizjes sonë BONEVET, e cila krijon kushtet më të mira për të rinjtë që të bëhen nxënës të angazhuar, individë të plotësuar dhe qytetarë produktivë e të pasionuar për punën. Ne ndihmojmë krijuesit tanë të rinj të vetëdijesohen për ndryshimet në botën që i rrethon dhe në të njëjtën kohë i inkurajojmë ata të zbulojnë mundësitë e reja që i ofron jeta”, thuhet në hyrje të një letre të shkruar nga Vllaznim Xhiha në përvjetorin e lëvizjes BONEVET të cilën ai e ka sjellë në jetë.
Në qendër të lëvizjes sonë kreative janë punëtorët, krijuesit tanë. Vajzat dhe djemtë tanë zhvillojnë shkathtësitë e tyre teknike si dhe mësojnë artet dhe shkencën përmes lojës. Atyre u pëlqen ambienti ynë i përshtatshëm për fëmijë, që është dhe parakusht për angazhimin dhe pasionin e tyre, përcjell albinfo.ch letrüen e z. Xhiha.
Me krenari e themi se nga dhjetori 2016 ne i kemi kompletuar të gjitha hapësirat tona të punës. Veç tjerash, ne tash kemi edhe një punëtori mekanike të klasit të parë dhe dy laboratorë unikë elektronikë, ku nxënësit mësojnë shkathtësitë elektromekanike, dizajnojnë dhe krijojnë diçka të re dhe me vlerë.
Ne po i krijojmë kushtet që fëmijët të flasin dhe të bëjnë pyetje: të bëhen kureshtarë dhe skeptikë për gjithçka në raport me ambientin që i rrethon. Kureshtja është e lidhur me eksplorimin, hulumtimin dhe mësimin dhe në këtë mënyrë bëhet element qendror i të mësuarit në BONEVET. Ne inkurajojmë frymën e kureshtjes, e cila përfaqëson etjen për dije dhe në këtë mënyrë përbën një forcë të madhe drejt mësimit dhe arritjeve, transmeton albinfo.ch..
Ne posa e kemi përuruar bibliotekën tonë. Është një hapësirë e vogël në të cilën fëmijët mund të zgjedhin çfarë duan të lexojnë. Ata mund të udhëtojnë në kozmos, të arrijnë Hënën dhe planetët, yjet e galaksitë dhe të kthehen sërish në realitetin e tyre me përvoja të reja. Një ndër arritjet më të mëdha në arsim është leximi. Aftësia e mirë për të lexuar dhe për të kuptuar shpejt tekstet është një përparësi e madhe, thuhet veç tjerash në letrën e Vllaznim Xhihës, udhëheqës i BONEVET.
E-Diaspora
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se të dielën, me...
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
Jeta në Austri
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht? JJ, talenti i ri austriak, mahniti jurinë dhe audiencën në Festivalin e Këngës në Eurovision që...
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin