Shkurt.ch

Sistemi arsimor dual në Zvicër, i suksesshëm

Autorja e studimit bën thirrje për një rishikim të vlerësimit të nxënësve. Shkollat nuk duhet të kenë në fokus certifikata dhe notat

Edhe nxënësit mesatarë dhe madje edhe të dobëtit kanë një perspektivë në profesionn e tyre në saje të sistemit arsimor dual në Zvicër. Kështu ka treguar një studim nga Margrit Stamm.

Ajo ka intervistuar 200 nxënësit më të mirë të cilët morën pjesë në gara profesionale nacionale dhe ndërkombëtare në vitin 2014, sipas SRF. Rezultati tregonte se më shumë se gjysma e të anketuarve kishin ndjekur shkollën fillore dhe të mesme. Një e treta e këtyre punëtorëve përshkruan punën e tyre shkollore si mesatare ose të dobët, përcjell albinfo.ch

Stamm bën thirrje për një rishikim të vlerësimit të  nxënësve. Shkollat nuk duhet të  kenë në fokus certifikata dhe notat, por duhet të jenë të rëndësishme edhe sjelljet e tyre edhe puna e tyre e pavarur.